September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë – Telegrafi

1 min read

Një muaj e gjysmë pasi filloi vaksinimi i qytetarëve në kufirin me Maqedoninë, ndërmarrja bullgare “Komak Medical” ndaloi punën më 31 korrik, konfirmoi pronari i kompanisë dhe mjeku Milen Vrabevski për korrespodentin e AIM-s nga Sofja.

Arsyeja e vendimit, sipas Vrabevskit, është se Maqedonia ka siguruar vaksina në qytete të ndryshme të vendit.
Pikat e vaksinimit të ndërmarrjes mjekësore bullgare veprojnë në zonën e pikave kufitare Stanke Lisiçkovo-Dellçevë dhe Zlatarevo-Novo Sello, midis dy vendeve dhe banorëve që dëshironin të vaksinoheshin nuk u duhej teste PCR për të hyrë në Bullgari.

“Deri më tani, 3.200 qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar nga “Komak Medical” dhe atyre u janë lëshuar certifikata të vaksinimit”, tha Vrabevski për AIM.

Të gjithë ata që janë vaksinuar me një dozë do të mund të marrin të dytën deri më 31 korrik./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi