September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Pas presionit nga Barcelona, Griezmann e Dembele kërkojnë falje për fyerjet raciste ndaj aziatikëve – Telegrafi

2 min read

Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele kanë qenë në qendër të kritikave në ditët e fundit, pas dy videove të publikuara në rrjetet sociale.

Dyshja e Barcelona ishin kapur në vitin 2019 duke përqeshur aziatikët për mënyrën se si duke dhe se si flasin.

Edhe pse pamjet ishin realizuar dy vite më parë, ato bënë jehonë në këtë vit, e që Barcelona u kërkoi lojtarëve që të kërkojnë falje për fyerjet raciste që kanë bërë.

Lexo po ashtu:

Përmes një postimi në Instagram, Dembele ka shkruar: “Në këto ditë, një video privat nga viti 2019 është duke qarkulluar në rrjetet sociale. Në këto rrethana, skenat janë në Japoni, mund të kishte ndodhur kudo në planet, do të përdorja të njëjta shprehje. Kështu unë nuk isha duke u drejtuar ndonjë komuniteti. Unë i përdorë nganjëherë ato privatisht, me shokë, bazuar në origjinën e tyre. Videoja tani është publike. Andaj unë e kuptoj se mund të kem fyer personat e pranishëm në pamje. Andaj, unë ofroj faljen time të sinqertë”.

Në anën tjetër, Griezmann ka shkruar: “Unë gjithmonë kam qenë i përkushtuar ndaj çdo forme diskriminimi. Gjatë ditëve të fundit, disa njerëz kanë dashur të më shfaqin mua si njeriu që nuk jam. Unë i hedh poshtë akuzat e bëra kundër meje dhe më vjen keq nëse miqtë e mi japonezë janë ofenduar”.

Lexo po ashtu:

Kërkim falja e tyre erdhi si rezultat i kërkesës së Barcelonës që dyshja të kërkonin falje për veprimet e tyre.

Videoja e fundit e publikuar ishte nga kanali i klubit katalunas, e Griezmann dhe Dembele shiheshin duke folur në gjuhën japoneze dhe bënin “lutje” në stilin e tyre. /Telegrafi/

Foto: Ousmane Dembele/Instastory/Prsc

Burimi nga Telegrafi