July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shefi i Instagramit thotë se ky aplikacion s’është më për shpërndarje të fotografive – Kosova Sot

2 min read

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, tha se ky aplikacion nuk është më aplikacion për shpërndarjen e fotografive. Në vend të kësaj, kompania është duke bërë ndryshime themelore rreth asaj se çfarë do të shohin përdoruesit, kur ta hapin aplikacionin, njoftoi ai.

Këtu përfshihet shfaqja e videove në ekran të plotë në ballinë e jo lejimi i shfletimit të fotografive me gisht.

Mosseri tha se vendimi për t’u larguar nga fotografitë në formë katrore, të cilat ndihmuan në ndërtimin e aplikacionit, u frymëzua nga fakti se shumica e njerëzve thanë se janë bërë pjesë e Instagramit për t’u zbavitur.

“Do të na shihni duke bërë një numër gjërash ose duke bërë eksperimente me disa gjëra në këtë hapësirë gjatë muajve të ardhshmëm”, tha shefi i Instagramit në një video të publikuar në Twitter.

Në mesin e përditësimeve do të përfshihet një veçori e re për rekomandime, që do t’i vendosë në ballinë postimet e njerëzve që përdoruesit nuk janë duke i ndjekur, shkruan Independent.

Mosseri pranoi se ka konkurrencë të madhe në këtë fushë. “Të jemi të sinqertë, tash për tash ka goxha konkurrencë serioze. TikTok-u është shumë i madh, YouTube edhe më e madhe dhe gjithashtu ka shumë kompani fillestare”, tha ai.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *