23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Vasolli: Bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë ndryshime në Serbi – KOHA.net

2 min read

23:24

Vasolli e konsideron Asociacionin si sfidë për Kosovën

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, ka deklaruar se Kosova gjendet në një pozitë sfiduese, duke qenë të pajtuar me formimin e Asociacionit, pasi që, shtetet që nënshkruajnë marrëveshje, duhet t’i zbatojnë ato.

Në Interaktiv të KTV-së, Vasolli ka thënë se është problematike largimi nga moszbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, kjo për faktin se sipas tij, janë përgjegjëse ndërkombëtare.

“Ne duhet të sigurohemi që Asociacioni të jetë në frymën e Kushtetutës, të jetë multientik mbi të gjitha, të mos ketë kompetenca ekzekutive në atë mënyrë që e rrezikojnë stabilitetin e vendit, gjë që ky mekanizëm ashtu siç do të krijohet, mund edhe të shuhet, nëse konsiderohet se ka tejkaluar kompetencat që i jipen”, ka deklaruar Vasolli.

“Këto modalitete duhet prezantuar dhe diskutuar, duhet gjetur mundësinë për të siguruar që mbi të gjitha, funksionaliteti dhe sovraniteti i Kosovës të mos pësojë.”

[embedded content]

23:09

Vasolli: Bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë ndryshime në Serbi

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndikojë që politika e Serbisë të ndryshojë.

Në Interaktiv të KTV-së, Vasolli ka thënë se presioni duhet bërë mbi Serbinë, që pastaj do i ndihmonte edhe vet kësaj të fundit.

“Jo vetëm ne por edhe të tjerët, bashkësia ndkërkombëtare, do duhej të ishin më të zëshëm që të kërkonin ndryshime në Serbi. Sepse mbi të gjitha, ky ndryshim do i ndihmonte edhe Serbisë që të tejkalonte edhe të kaluarën, të gjente paqen me miqtë e saj, me fqinjtë dhe në këtë mënyrë, të krijonte një frymë evropiane edhe për popullin e saj”, ka deklaruar ai.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Koha.net