July 22, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Bieta Sulo largohet nga Top Channel? Moderatorja: Stacione të tjera na presin

1 min read

Moderatorja e njohur Bieta Sulo ka përmbyllur sezonin e fundit të emisionit të saj “Ftesë pa 5” në Top Channel.

Por me përfundimin e emisionit, duket se prezantuesja do të largohet edhe nga televizioni. Në një postim në Instagram, Bieta Sulo duket se konfirmoi zërat që qarkullojnë prej disa kohës.

“Stacione të tjera e presin”– shkroi ajo mes rreshtash, duke lënë të nënkuptohet se mund ta lërë “Top Channel”.

“Mbërritëm në stacionin e fundit të “Ftesë pa 5”! Jemi ndalur në më shumë se 200 stacione përgjatë këtij sezoni duke u përshëndetur me mbi 1 000 të ftuar, duke bashkëndarë eksperienca, emocione, mendime, plane, dëshira & ëndrra. Stacione të tjera na presin, me më tepër energji dhe përkushtim, pas një vere të bukur… përqafime”– ishte status i saj në Instagram, shoqëruar me foto nga ambientet e punës.

Lajmet vijnë disa muaj pasi edhe bashkëshorti i saj, Alban Dudushi i dha fund karrierës së tij 20 vjeçare në këtë television për të nisur një program të ri në Vizion Plus.

Burimi i lajmit: Bota Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *