July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Vetëvendosje thotë se qeveria dështoi në menaxhimin e situatës me COVID-19 – Sinjali

1 min read

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kritikuar menaxhimin e situatës me koronavirus nga Qeveria Hoti.

Nënkryetari Besnik Bislimi, tha se një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për të pasur në kontroll pandeminë.

“Përballja me pandeminë ka dalë nga kontrolli, për një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll. Dështimi me pandeminë do të ketë pasoja edhe në ekonomi”, deklaroi Bislimi.

Ish-ministri i Financave adresoi kritika edhe për mos implementimin e pakos emergjente fiskale, e cila sipas tij po stopohet.

“Pagesat e pakos emergjente fiskale u stopuan. Mbulimi i kartonit të gjelbër nuk u mbulua, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po i kalojnë”, tha Bislimi./ Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *