September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Broja realizon tjetër gol në fitoren e Chelsea në ndeshjet parapërgatitëse – Sinjali

1 min read

Armando Broja
vazhdon ta shkëlqejë nën urdhërat e  Thomas Tuchel në ndeshjet miqësore.

Rinovimi i
kontratës me Blutë duket se e ka motivuar sulmuesin e Shqipërisë që ka shënuar
edhe në miqësoren kundër Bournemouth, të cilën e fitoi Chelsea 2-1.

Blutë e Londrës
ishin duke humbur deri në minutën e 72-të, Emiliano Marcondes e kishte kaluar
në epërsi Bournemouthin në minutën e 66’.

Por, pas gjashtë minutave prej kur Chelsea kishte pranuar golin, doli në skenë sulmuesi i Kombëtares shqiptare që sapo ka rinovuar kontratën me Chelsea dhe shënoi për 1-1.

Më pas, Chelsea mori kontrollin e ndeshjen dhe Ike Ugbo shënoi për 2-1 në minutën e 66’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes. /GazetaSinjaliSporti/

Gazeta Sinjali