September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Futbollisti gjerman nuk dëshiron të largohet nga Chelsea – Sinjali

1 min read

Sulmuesi gjerman  Timo Werner dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Werner nuk është
duke e konsideruar largimin nga Chelsea, dhe Bayern Munih nuk ka shprehur
interesim për marrëveshje të re, raporton “Sport1”.

Është spekuluar
që pas një sezoni në “Stamford Bridge”, Werner do të largohet nga Anglia dhe do
të rikthehet në Bundesligën gjermane, por si duket këto spekulime nuk janë të
vërteta.

Që nga
transferimi te Chelsea në korrik 2020, Werner ka bërë 52 paraqitje në të gjitha
garat duke regjistruar 12 gola dhe 15 asistime për skuadrën londineze.

Vlera e tij momentale në marketin e transferimeve thuhet se e kap shifrën e afro 65 milionë eurove. /GazetaSinjaliSporti/

Gazeta Sinjali