September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mësohen çerekfinalistët e Lojërave Olimpike në futboll, Franca e Argjentina eliminohen – Sinjali

1 min read

Kombëtarja e Francës në futboll e ka përfunduar aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Franca pësoi humbje të thellë nga Japonia, në kuadër të Grupit A, me rezultat 0-4.

Japonia arkëtoi 3 pikë dhe eliminoi Francën falë golave të shënuara nga Kubo 27′, Sakai 34′, Mijoshi 70′ dhe Maeda 90+1′.

Nga Grupi A
Japonia, doli e para me 9 pikë, e ndjekur nga Meksika me 6, ndërsa Franca dhe
Afrika Jugore u eliminuan na garat e mëtejme.

Ndërkohë edhe Argjentina nuk arriti të kalojë garat në grupe edhe pse u ndal në barazim 1-1 ndaj Spanjës. Mirëpo shumë shtrenjtë i kushtoi fitorja 2-0 e Egjiptit ndaj Australisë, me çka kaluan në çerekfinale, falë golaverazhit më të mirë. Argjentina në raundin e parë pësoi disfatë 0-2 nga Australia dhe humbi gjasat që luftojë për medalje.

Në çerekfinales
të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të takohen:

Spanja-Bregu i Fildishtë

Japonia – Zelanda e Re

Brazili – Egjipti

Korea e Jugut – Meksika.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali