September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Policia në Kroaci: Identiteti i viktimave është zbuluar, shoferi u dërgua në burgun e Pozhegës – Sinjali

1 min read

Policia kroate ka dalë me disa informacione të reja lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 mërgimtarë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Në njoftimin e policisë atje thuhet se shoferi i autobusit është dërguar në burgun e Pozhegës dhe identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar.

“”Dje (27 korrik), gjyqtari hetues mori në pyetje 52-vjeçarin dhe më pas atij iu caktua një muaj paraburgim. Në të njëjtën ditë, i pandehuri është dërguar në burgun e Pozhegës. Është e rëndësishme të theksohet se identitetet e dhjetë viktimave janë vërtetuar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan portal kroat Index.Hr.

Trupat e viktimave që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci, pritet që të arrijnë në Kosovë sot rreth orës 12:00, derisa të mbijetuarit kanë arritur mbrëmë në vend.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali