September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Vetura del nga rruga, humb jetën shoferja 19-vjeçare në Shqipëri – Sinjali

1 min read

Një 19-vjeçare, drejtuese e një makine ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit në Fier të Shqipërisë. Ndërkohë i plagosur ka mbetur pasagjeri, 21 vjeçari me iniciale S.Xh.

Policia thotë se aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:35, përcjell Sinjali.

Drejtuesja e veturës ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali