September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Izraeli nis vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë të vaksinës Pfizerit – Sinjali

1 min read

Izraeli
do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për
njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij vendi, Naftali
Bennett.

Dhënia e dozave përforcuese do të nisë të
dielën, në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje, për
shkak të variantit më ngjitës Delta.

“U bëj
thirrje njerëzve të moshuar që tashmë janë vaksinuar, të marrin edhe dozën
shtesë. Mbrojeni veten”,
tha Bennett.

Rreth 55 për qind e nëntë milionë banorëve të
Izraelit janë vaksinuar plotësisht – shumica e tyre me vaksinën
Pfizer/BioNTech.

“Vendimi u bazua në kërkime dhe analiza të konsiderueshme, si dhe në rritjen e rrezikut nga varianti Delta”, tha Bennett.

Ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, tha
se “doza e tretë mund të shpëtojë jetë”.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do ta
marrë dozën përforcuese të premten në mëngjes.

Izraeli regjistroi mbi 1,400 raste të reja me
koronavirus në 24 orët e fundit. /REL

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht
janë 15,000 raste aktive në Izrael – përfshirë 151 persona të shtruar në spital
në gjendje të rëndë.  /GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali