September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kuotat e përballjes Feynoord – Drita, nënvlerësohen “Intelektualët” – Sinjali

1 min read

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës në rundin e dytë eliminator të garës më të re nga UEFA, Liga e Konferencës.

Drita, nënkampionia e Kosovës do ta zhvillojë
ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, pasi ka përballë gjigantin
holandez, Feyenoordin në ndeshjen e dytë në Rotterdam, shkruan Demokracia.com.

Në përballjen e parë në stadiumin “Fadil
Vokrri” dy ekipit u ndan baras 0-0, andaj ndeshja e dytë do të jetë e zjarrtë.

Megjithatë, skuadra nga Gjilani është pa gjasa
në këtë përballje, sipas kompanisë së madhe të basteve “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Feyenoordit llogaritet
1.062, barazimi 11.00, ndërkaq për fitoren e Dritës në Holandë kuota është
21.00.

Sidoqoftë, Feyenoord – Drita fillon sonte nga ora 20:00. /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali