September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Pritje të gjata në disa pika kufitare, kolona deri në 600 metra – Sinjali

1 min read

Kolona të gjata janë krijuar në disa pika kufitare, ku qytetarët po presin deri në 160 minuta për të kaluar kufirin, raporton Gazeta Sinjali.

Nga përditësimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të gjata janë në pikë – kalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në 120 minuta për të hyrë, kurse deri në 160 për të dalë.

Ndërkaq kolonat në dalje të kësaj pike kufitare arrijnë deri në 340 metra.

Një pritje e gjatë është edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë ku për të hyrë pritet deri në 150 minuta, kurse për të dalë deri në 120 minuta.

Ndërkaq kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 400 metra, kurse në dalje 250 metra.

Një pritje jo e vogël është regjistruar edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku vetëm për të dalë janë regjistruar pritje deri në 120 minuta. Ndërkaq kolona në dalje arrin deri në 600 metra.

Në Jarinjë ndërkaq kolonat në hyrje janë deri në 50 minuta. Kurse kolonat në Vërmicë arrijnë deri në 200 metra./Gazeta Sinjali/

Gazeta Sinjali