September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Rama shpërthen ndaj Kurtit: Boll më, na ftuan e nuk na ftuan, nëse nuk doni, s’ka problem – Sinjali

1 min read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Shkup, ku edhe është nënshkruar marrëveshja, në bazë të së cilës heqen kufijtë mes tri shteteve.

Derisa foli për këtë marrëveshje që do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023, Rama e humbi durimin për ata që nuk duan t’ju bashkohen, në këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Deri më 1 janar, do të kemi 0 sekonda pritje në kufi. Të tjerët janë të mirëseardhur të na bashkëngjiten. Nëse vijnë, askush nuk i pengon. Boll më, na ftuan, s’na ftuan. Ishim në Tiranë gjashtë vendet, edhe aty diferenca ishte e qartë. Disa duan, disa s’duan. Nuk ka problem..nuk ka problem”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën siç quhej të Mini-Shengenit, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Ai nuk ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali