September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shteti i Maltës përgjegjës për vrasjen e gazetares hulumtuese – KOHA.net

3 min read

Një hetim i pavarur mbi vrasjen e gazetares hulumtuese Daphne Caruana Galizia ka konstatuar se shteti i Maltës “duhet ta bartë përgjegjësinë” për vrasje shkaku i kulturës së pandëshkueshmërisë që burgon nga nivelet më të larta të Qeverisë.

Familja e Caruana Galizias kishte kërkuar hetim për rastin e 16 tetorit të 2017-s, kur një bombë e vendosur nën veturë e kishte lënë të vdekur gazetaren para shtëpisë së familjes në Maltë. Vrasja e saj në shtetin e vogël anëtar të Bashkimit Evropian ka trandur jo vetëm Maltën, por edhe të gjithë Evropën.

Hetimi ka zbuluar se nuk ekziston ndonjë dëshmi që shteti ka pasur rol të drejtpërdrejtë në vrasje, porse ka cekur se shteti “duhet ta bartë përgjegjësinë… për krijimin e mjedisit të pandëshkueshmërisë, të gjeneruar që prej niveleve më të larta në administratë (Zyra e Kryeministrit) dhe që, si oktapod, është përhapur në entitete të tjera, si në autoritetet e rregullatorit dhe polici, duke çuar kësisoj në kolapsin e sundimit të ligjit”.

Raporti ka bërë të ditur gjithashtu se shteti dhe institucionet e tij nuk kanë arritur t’i identifikojnë rreziqet reale që e kanosnin jetën e Caruana Galizias, duke i pasur parasysh kërcënimet që i bëheshin, dhe kanë dështuar që të ndërmarrin masa adekuate për shmangien e tyre.

Familja e gazetares ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se gjetjet e hetimit e konfirmojnë bindjen e familjes “se vrasja e saj ishte rezultat i drejtpërdrejtë i kolapsit të sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmërisë që shteti ka gjeneruar me rrjetin e korruptuar, për të cilin ajo po raportonte”.

“Shpresojmë se këto gjetje do të hapin rrugën për këndelljen e sundimit të ligjit në Maltë”, ka shtuar familja.

Yorgen Fenech, një afarist i njohur që kishte lidhje me disa zyrtarë qeveritarë, pretendohet nga prokuroria se ishte koka e planifikimit të vrasjes. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat e përfshirjes së pretenduar në vrasje, si dhe në organizimin dhe financimin e bombardimit.

Përveç tij, edhe tre burra të tjerë janë akuzuar për ndërmarrjen e sulmit, dy për sigurimin e eksplozivëve dhe një për ndërmjetësim. Gjykimet për rastin janë duke vazhduar. Njëri nga të akuzuarit për ekzekutimin e sulmit ka pranuar përfshirjen, si ndërmjetës.

Joseph Muscat, ish-kryeministër i Maltës, ka dhënë dorëheqje në vitin 2019, pas protestave për zbardhjen e së vërtetës mbi vrasjen e gazetares hulumtuese, shkrimet e së cilës kanë vënë në shënjestër administratën e tij, por edhe opozitën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muscat është përpjekur që ta distancojë administratën e tij nga “pandëshkueshmëria” e përmendur në raport. Ai ka cekur se arrestimet e kryerësve të pretenduar brenda dy muajsh dhe të planifikuesit kryesor disa muaj më vonë “e përgënjeshtrojnë çdo lloj pandëshkueshmërie që mund të kenë pasur kryerësit”. Dhe ka drejtuar gishtin kah administrata e mëparshme, gjatë së cilës ai tha se “ishin kryer krime të profilit të lartë porse askush kurrë nuk ishte persekutuar”.

Në anën tjetër, kryeministri aktual, Rovert Abela, ka bërë thirrje për një “analizë të matur” të raportit, që shkon “përtej argumenteve partiake”.

“Mësimet duhet të nxirren dhe reformat duhet të vazhdojnë me vendosmëri edhe më të madhe”, ka thënë ai.

KOHA.net