September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

VIDEO/ Historike! Laçi perfekt në Europë në ndeshjen që nuk përfundonte kurrë | FM Images

1 min read

Laçi ka arritur një rezultat historik duke u kualifikuar në turnin e radhës të Conference League, duke eliminuar për më shumë një kundërshtar potencialisht shumë më i fortë si rumunia Universitatea e Kraiovës.

Ekipi kurbinas, që në Shqipëri kishte fituar 1-0, arriti një barazim pa gola, duke treguar një maturitet të admirueshëm në fushë, ku ka rrezikuar disa herë portën rumune, dhe nuk ka shënuar për disa raste të shpërdoruara nga sulmuesi Guindo.

Protagonist i ndeshjes edhe portieri laçian Alen Sherri, autor i disa pritjeve vendimtare. Rumunët arritën të shtonin presionin vetëm në fund, në një ndeshje që pati një kohë shtesë të gjatë.

Në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Laçi do të ketë një mision edhe më të vështirë, kundër belgëve të Anderlehtit.

FM Images