September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Punëtorët që e marrin vaksinën kundër COVID-19 në këtë shtet, fitojnë dy ditë pushim me pagesë – Sinjali

1 min read

Qeveria në Çeki ka marrë vendim që punëtorët shtetërorë të cilët e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 kanë të drejtë për t’i marrë dy ditë pushim që do të jenë me pagesë nga shteti.

Kjo ofertë për pushim është e vlefshme deri në fund të vitit 2021, njoftoi kryeministri çek Andrej Babis.

Ai inkurajoi edhe qeveritë në rajon që ta ndjekin këtë shembull, si dhe nxiti kompanitë private të inkurajojnë punonjësit e tyre që të marrin vaksinën.

Vendimi për të ofruar ditë pushimi falas për ata që vaksinohen është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat e hodhën poshtë këtë duke e quajtur si një gjest populist përpara zgjedhjeve legjislative të tetorit.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali