September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë – Sinjali

1 min read

Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet. Në disa vendkalime kufitare me shtete fqinje pritjet nuk janë shumë të gjata, shkruan Gazeta Sinjali.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme në orën 05:11 shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku për të hyrë pritjet janë 10 deri në 15 minuta kurse për të dalë deri në 10 minuta.

Ndërkaq në pikën kufitare në Vermicë kolona arrin deri në 300 metra në dalje, kurse në pikën kufitare në Merdarë kolona në hyrje arrin deri në 50 metra kurse në dalje deri në 30 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. 

/Gazeta Sinjali/

Gazeta Sinjali