September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Werderi këmbëngul për Lirim Kastratin – Sinjali

1 min read

Werder Bremen është duke bërë përpjekje të
mëdha për ta transferuar sulmuesin kosovar, Lirim Kastratin.

Sulmuesi i Kosovës është i gatshëm të transferohet te ekipi gjerman, ku po shihet si zëvendësues i Milot Rashicës te Werderi.

Por marrëveshja mes Werderit dhe Dinamo Zagrebit ende nuk është arritur.

Gjermanët e duan
huazimin e Kastratit me detyrim blerje pas një viti.

Edhe pse mediat
gjermane nuk kanë bërë të ditur shumën, thuhet se Werder ka rritur ofertën.

Kastrati ka dalë nga futbolli i Kosovës,
derisa fillimisht në Kroaci kishte luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, para se
të bashkohej me Dinamon dy vite më parë.

/GazetaSinjaliSporti/

Gazeta Sinjali