September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Macron si Hitleri. Francezët kundër Presidentit, e quajnë diktator | FM Images

2 min read

Michel-Ange Flori, pronar i një biznesi për reklamimet në rrugë, vendosi t’i dedikojë disa “billboard”-eve në Paris, atë çka ai e quajti një ushtrim satirik për politikën: postoi një fotografi të Presidentit Emmanuel Macron të veshur si Adolf Hilter.

[embedded content]

Avokati personal i Presidentit dhe partia e kreut të Elizesë njoftuan se kanë nisur një aksion ligjor, duke e cilësuar fotografinë në “billboard” si fyerje publike, ndërsa Michel u shoqërua në polici.

Për Michel, është e çuditshme që ky aksion vjen në një shtet që në vitin 2006 mbrojti të drejtën e revistës “Charlie Hebdo” për të publikuar karikatura satirike, mes tyre edhe atë të profetit Muhamed: “Po dëgjoj gjëra nga më të ndryshmet. Unë nuk po mohoj historinë e Holokaustit dhe nuk tallem me njerëzit që vuajnë. Thjesht bëra një karikaturë. Karikatura këtë qëllim ka, të ekzagjerojë e të satirizojë. Kam bërë Presidentin tonë të pozojë dhe të veshur me një uniformë që na kujton se si mund të jetë një diktator, edhe përtej shekullit XX. Ndoshta Presidenti nuk e mendon kështu, por një karikaturë mbetet një karikaturë”.

Michel ia dedikon Presidentit këtë karikaturë pas vendimit të qeverisë franceze për të ndaluar grumbullimet e njerëzve në vende publike, nëse ata nuk janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.

“Nuk e prisja denoncimin. Është një President që ngre padi kundër një qytetari francez”, thotë Michel.

Administrata e Presidentit Emmanuel Macron nuk ka pranuar të komentojë foton, të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

FM Images