September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mes britmave e të qarave, dy të rinj nga Shqipëria prangosen nga Policia kroate në kufi/ Pamje nga arrestimi i tyre – Sinjali

1 min read

Dy të rinj nga Shqipëria janë arrestuar nga Policia kroate mbrëmë në pikën kryesore kufitare malazeze me Kroacinë, Debeli Brijeg, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të
ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka qenë duke dalur nga kjo pikë,
derisa ka rrëfyer ngjarjen, që sipas tij ndodhi pas mesnatës së 31 korrikut.

Ai thotë se dy të
rinjtë u arrestuan pas kundërshtimeve ndaj Policisë, të cilët u thanë se nuk
kishin  dokumentacion të rregullt për një
këlysh që ata kishin në veturë.

Një gjë e tillë
ndonëse nuk është konfirmuar ende, nuk mund të jetë zyrtare dhe dyshimet e para
ende nuk dihen.

Ky sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet arrestimi i dy të rinjve nga Shqipëria, e ku dëgjohen edhe të qara e britma nga prindërit e tyre.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në Policinë e Kroacisë për ta konfirmuar rastin dhe për të marrë më shumë detaje për ngjarjen.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali