September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij – Sinjali

1 min read

Vedat
Muriqi ishte një ndër emrat më të përfolur të merkatos te Lazio pasi largimi i
tij shikohej si pakthim nga drejtuesit bardhekaltër.

Por, ulja në stol e Maurizio Sarrit dhe golat
e shënuar në miqësoret e fundit të Lazios, kanë forcuar më shumë pozitat e sulmuesit
të Kosovës dhe si duket drejtuesit kanë menduar t’i japin dhe një shans tjetër.

Në një intervistë për ‘’Corriere Dello
Sport’’, Muriqi hodhi poshtë zërat e merkatos dhe u shpreh se do të qëndrojë te
Lazio.

‘’Nuk ka
asnjë kontakt me drejtuesit e Fenerbaçes dhe me shumë mundësi do të qëndrojë
tek Lazio’’,
tha Muriqi.

Sulmuesi shtatlart pritet të
shpalosë të gjithë potencialin e tij këtë sezon dhe të justifikojë shumën e 20
milionë eurove që u shpenzua për afrimin e tij tek bardhekaltrit. /GazetaSinjaliSporti/

Gazeta Sinjali