September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shteti që po zëvendëson punën e detyrueshme me vaksinim – Sinjali

1 min read

Je dënuar me punë të detyruar? Mund ta shlyesh me vaksinë.

Një gjykatës në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që ta shkëmbejnë dënimin e tyre me vaksinim.

Fred Crifasi u shpreh për “Washington Post”: “Edhe të vaksinohesh është shërbim për
komunitetin
”, raporton CNN.

Por, gjykatësi shtoi se nuk mund ta kërkojë me
detyrim vaksinën: “Është një nga
mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të
vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të
detyruar
”.

Një avokate tregoi se klienti i saj kishte
shlyer me vaksinë 4 orë punë të detyruar që i kishin mbetur, duke mbetur i
kënaqur nga marrëveshja me gjykatësin.

Aktualisht, Luiziana është një nga shtetet me më pak persona të vaksinuar në Amerikë (më pak se 40%) , përcjell Albinfo.ch.

Ndërkohë, në këtë shtet ka mbi 5800 raste të
reja në ditë, shifra rekord këto që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit
2020. /GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali