September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

QKUK funksionalizon ambulancat për triazhim të pacientëve me COVID-19

1 min read

Me qëllim të lehtësimit të qasjes dhe marrjes së shërbimeve mjekësore nga pacientët me COVID-19, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka funksionalizuar ambulancat COVID-19, të cilat do të bëjnë triazhimin e pacientëve.

Të gjithë pacientët e konfirmuar dhe ata të dyshuar për COVID-19, duhet të drejtohen fillimisht në ambulancat e triazhimit të rasteve COVID-19, të cilat ndodhen në objektin e ish-ambulancave specialistike në Klinikën e ORL-së dhe Oftalmologjisë.

“Stafi mjekësor është i përbërë nga specialist infektologë, specialist pulmologë, dhe specializantë, e staf infermieror. Ambulancat ofrojnë kushte komode si për stafin ashtu edhe për pacientët dhe është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore”.

“Po ashtu është zhvilluar edhe platforma elektronike e cila mundëson që në kohë reale të shihet numri i vendeve të lira nëpër klinikat COVID-19 të QKUK-së.
Pas kontrollit nga mjeku specialist, pacientët sipas nevoje spitalizohen në klinikat COVID-19”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Indeks Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *