September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

BE: Nuk ka opsion tjetër përveçse të bisedohet me talebanët – KOHA.net

3 min read

Bashkimi Evropian nuk ka opsion tjetër përveçse të bisedojë me talebanët që po e qeverisin Afganistanin dhe Brukseli do të përpiqet që të koordinohet me qeveritë anëtare për organizimin e pranisë diplomatike në Kabul, ka thënë të martën një diplomat i lartë i bllokut evropian.

“Kriza afgane nuk ka marrë fund”, ka thënë shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, gjatë adresimit para Parlamentit Evropian në Strasburg. “Për ta pasur çfarëdo shansi për të ushtruar ndikim në zhvillime, ne nuk kemi opsion tjetër përveçqë të angazhohemi me talebanët”, ka cituar Reuters deklarimin e Borrellit.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë caktuar kushte për vazhdimin e ndihmave humanitare dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me talebanët, të cilët kanë marrë kontrollin mbi Afganistanin më 15 gusht.

“Mbase është puro kundërshti që të flitet për të drejtat e njeriut, por kjo është ajo që ne duhet të kërkojmë prej tyre”, ka thënë ai.

Për më tepër, Borrell ka shtuar se blloku duhet të jetë i përgatitur për afganët që synojnë mbërritjen në Evropë po qe se talebanët e lejojnë largimin e njerëzve, ndonëse ka thënë se nuk pret që fluksi i emigrantëve të jetë aq i lartë sa ai i 2015-s i shkaktuar nga lufta civile në Siri.

Deklarimi i Borrellit është bërë në kohën kur ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm afgan, Amir Khan Muttaqi, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet kundruall qeverisë së re talebane dhe për shkurtimin e asistencës financiare pas ardhjes së lëvizjes në pushtet muajin e kaluar.

Në adresimin e parë për media qëkur talebanët e shpallën qeverinë e re javën e shkuar, Muttaqi ka thënë të martën se grupi nuk do ta lejojë “asnjë shtet” që t’i vendosë sanksione apo embargo Afganistanit.

“(Ne) e ndihmuam SHBA-në deri në evakuimin e njeriut të fundit të tyre, por mjerisht SHBA-ja në vend që të na falënderojë na i ka ngrirë fondet”, ka thënë ai, raporton “Al-Jazeera”.

Ndërkaq ai ka falënderuar komunitetin ndërkombëtar për premtimin e 1 miliard dollarëve ndihmë për vendin, gjatë konferencës së donatorëve të BE-së, të mbajtur të hënën.

Asnjë qeveri deri më tani nuk e ka njohur zyrtarisht administratën talebane të Kabulit, në atë që mund ta rëndojë edhe më shumë ekonominë afgane e cila varet nga ndihmat e huaja që i janë ndarë vendit gjatë 20 vjetëve të fundit.

Megjithëkëtë, Muttaqi ka nxitur vendet përreth botës që të krijojnë marrëdhënie zyrtare me qeverinë talebane, duke përmendur përfundimin e luftës në vend.

“Siguria është duke i mbajtur kudo në vend”, ka thënë ai, duke shtuar se Afganistani është i hapur për investime të huaja. \ Reuters-Al-Jazeera

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *