September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Krasniqi: Çështja e njohjes reciproke duhet të përfshihet menjëherë në tryezë – KOHA.net

2 min read
23:14

Krasniqi: Çështja e njohjes reciproke duhet të përfshihet menjëherë në tryezë

Jeta Krasniqi nga KDI-ja ka thënë se njohja e ndërsjellë duhet të përfshihet në tryezën e dialogut Kosovë – Serbi.

Krasniqi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se duhet të dihet se për çfarë po dialogohet.

“Vlerësoj se çështja e njohjes reciproke duhet të përfshihet menjëherë në tryezën e dialogut. Nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, atëherë shtrohet pyetja se për çfarë po diskutojmë. Njohja reciproke duhet të jetë në kuadër të këtij procesi, për këtë po bisedojmë. Duhet të ketë garanca se çfarë po synojmë të arrijmë me këtë marrëveshje. {farë do të ndodhë me pesë shtetet mosnjohëse, a do ta njohin menjëherë Kosovën, a do të ketë angazhim të Bashkimit Evropian për anëtarësim të Kosovës në OKB. Ka shumë pyetje e ka nevojë për qartësime”, ka thënë Krasniqi, që ka shtuar se edhe pas dhjetë vjetëve në dialog ende po bisedohet për çështje teknike, duke shtuar se duhet të ketë çasje ndryshe.

[embedded content]

23:10

Krasniqi: Kosova s’futet në platforma që ia mundësojnë Serbisë t’ia mohojë shtetësinë

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Kosova nuk do të futet në platforma përmes së cilave Serbisë i jepet mundësia ta mohojë shtetësinë e Kosovës. Derisa foli për “Open Ballkan” ajo tha se qëndrimi i Kosovës është i qartë që nuk merr pjesë në formacione derisa Serbia e njeh shtetësinë e saj.

“Qëndrimi i Kosovës është i qartë që nuk e gatshme të jetë pjesë e këtij formacioni, të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor sepse Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën. Kosova është pjesë e Procesit të Berlinit, edhe pse prezantohet me fusnotë. Në këtë iniciativë rajonale duket se është ndërmarrë në një moment kur kishte zhgënjim nga këto shtete për shkak të ngecjeve në agjendën e zgjerimit. Kosova e ka të qartë atë që nuk do të lejojë të futet në platforma të tilla që i mundësojnë Serbisë në mënyrë të vazhdueshme të mohojë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

[embedded content]

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *