September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kryeministri i Haitit po dyshohet për përfshirje në vrasjen e presidentit – KOHA.net

2 min read

Kryeministrit të Haitit, Ariel Henry, i është ndaluar largimi nga vendi pasi po bëhet një hetim në lidhje me përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit Jovenel Moise.

Një prokuror po mendon të ngre akuzë ndaj Henryt, të cilit i është kërkuar ta shpjegojë lidhjen me të dyshuarin për vrasje Joseph Felix Badio, raporton BBC.

Të dhënat tregojnë se të dy kishin pasur disa telefona mes vete vetëm pak orë pas vrasjes, ka thënë prokurori.

Moise është vrarë në shtëpinë e tij më 7 korrik. Vrasja e tij ka krijuar krizë politike në Haiti, krizë që u keqësua pas goditjes nga tërmeti një muaj më parë.

Prokurorët thonë se të dhënat e siguruara nga operatori telefonik Digicel, kanë konfirmuar se Badio – një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë i akuzuar për planifikim të vrasjes – dhe Henry kanë folur dy herë para vrasjes së Moises.

Të dhënat po ashtu tregojnë se Badio, që është zhdukur pas vrasjes dhe po kërkohet nga policia, po fliste nga vendi i krimit. Ai nuk ka komentuar publikisht këto pretendime.

Në një letër të parë nga BBC të martën, kryeprokurori Bed-Ford Claude i ka bërë thirrje gjykatësit që po heton vrasjen që të ngre akuzë edhe ndaj Henryt me dyshime për përfshirjen në rastin.

Kryeministri i Haitit ka refuzuar këto akuza duke i quajtur taktika për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të krijuar konfuzitet.

Më herët Henry kishte thënë se e njeh Badion dhe e ka mbrojtur atë, duke thënë se nuk beson se ai ishte i përfshirë në vrasjen.

Policia ka thënë se 44 persona janë në paraburgim në lidhje me komplotin, përfshirë edhe 18 ish-ushtarakë kolumbianë.

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *