September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Rama: Ballkani i Hapur nuk ka për qëllim ta përjashtojë askënd – Sinjali

1 min read

Kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel pas takimit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

Rama ka thënë që Kosova nuk e ka shfrytëzuar nismën Ballkani i Hapur për lëvizje të lirë me Shqipërinë por rri dhe bën konspiracion.

“Një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve sepse ka pasur paragjykimin se nëse ne e fusim lëvizjen e lirë si një nga elementet lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishtë e garantuar. E fatkeqësisht sot Kosova rri dhe bën teori konspiracioni për Open Ballkan”,ka thënë Rama.

Pastaj ai tha se Ballkani i Hapur nuk ka për qëllim ta përjashtojë askënd por që të mos varemi na vetot e secilit shtet dhe konspiracionet e të tjerëve.

Ndonëse interesimi i gazetarëve ishte i madh, Merkel dhe Rama e përfunduan konferencën për medie.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *