September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Afganistan: Liderët talebanë përplasen në pallatin presidencial – KOHA.net

2 min read

Një përplasje e madhe mes liderëve të talebanëve vetëm pak ditë pasi formuan një qeveri të re në Afganistan, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë talebanë për BBC-në.

Përkrahës të dy fraksioneve rivale raportohet se janë grindur në pallatin presidencial në kryeqytetin Kabul.

Përplasja kishte në qendër se kush ka bërë më shumë për të siguruar fitoren mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se si duhet të ndahet fuqia e pushtetit në kabinetin e ri.

Zyrtarisht talebanët i kanë mohuar raportimet.

Grupi mori kontrollin e Afganistanit muajin e shkuar dhe i ka shpallur “Emiratet Islamike”. Kabineti i përkohshëm është i përbërë krejtësisht nga burrat dhe përbëhet nga liderët e talebanëve, disa prej të cilëve të njohur për sulmet mbi forcat amerikane në dy dekadat e fundit.

Përplasja doli në dritë pasi bashkëthemeluesi i talebanëve, Abdul Ghani Baradar, u zhduk nga publiku për disa ditë.

Një burim i ka thënë BBC-së se Baradari dhe Khalil ur-Rahman Haqqani – ministër dhe figurë e rëndësishme brenda rrjetit militant “Haqqani” – kanë shkëmbyer fjalë të rënda e më ndjekësit e tyre janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një zyrtar i lartë taleban dhe një person i afërt me ngjarjet ka konfirmuar përplasjen që ndodhi javën e shkuar.

Burimet kanë thënë se përplasja erdhi pasi Baradari, zëvendëskryeministri, kishte shprehur pakënaqësi për strukturën e qeverisë së përkohshme.

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *