September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Aliu tregon se çfarë parasheh marrëveshja për hekurudha që e nënshkroi në Beograd – Sinjali

1 min read

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se marrëveshja e nënshkruar në Beograd ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

Sipas tij, në këtë takim është kërkuar që të ndërtohet një linjë nga Prishtina për në Nish, por ai thotë se ky projekt do të kishte efekt, vetëm nëse lidhet edhe me Durrësin.

“Ky vit që jemi nga BE-ja është i shpallur si viti i hekurudhave, është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë më parë në Lubjanë, pastaj në samitin e radhës të kemi edhe në Prishtinë dhe temë diskutimi ishte hekurudhat dhe ajo çka u nënshkruar kanë të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit.”

“Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin dhe kjo nënkupton që të kemi qarkullim të mallrave”, tha ai.

Këto detaje Aliu i dha pas Samitit Hekurudhor, ku ministrat e rajonit nënshkruan një marrëveshje për rrjetin hekurudhor./Gazeta Sinjali/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *