September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Nëse je vaksinuar, sa është rreziku i shtrimit në spital ose i vdekjes nga Covid?

1 min read

Njerëzit që infektohen me Covid, ndonëse janë vaksinuar, janë përmendur vazhdimisht nëpër titujt e gazetave ose nëpër grupe të cilat janë kundër vaksinimit ose kanë dyshime. Sidoqoftë, rreziku i shtrimit në spital dhe i vdekjes nga Covid pas vaksinimit është i vogël.

Për shembull, sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më 7 shtator, më shumë se 176 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në SHBA.

Numri i njerëzve të vaksinuar që janë shtruar në spital ose kanë vdekur nga Covid-19 është një pjesë e vogël. Sipas CDC, gjithsej 11,440 njerëz u shtruan në spital me Covid-19 pasi u vaksinuan. Sidoqoftë, 2,491 nga këta njerëz nuk kishin simptoma të Covid-19 ose u shtruan në spital për shkak të një gjendjeje tjetër.

Kjo do të thotë që vetëm 8,949 njerëz u shtruan në spital në lidhje me simptomat e Covid-19 pasi u vaksinuan. Në total, rreziku i shtrimit në spital për Covid-19 pas vaksinimit është 0.00005%.

2,675 vdekje u raportuan tek njerëzit e vaksinuar, ku në 493 prej tyre njerëzit nuk kishin simptoma të Covid-19, ose vdekja nuk kishte lidhje me Covid-19. Kjo do të thotë që rreziku i vdekjes nga Covid-19 pas vaksinimit është 0.00001%.

Indeks Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *