September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Prizreni-16 nis edhe Superligën mbarë, triumfon ndaj Rahovecit – Sinjali

1 min read

Prizreni-16 ka filluar edhe Superligën në formë fantastike, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra e Prizrenit e ka mposhtur Rahovecin në
ndeshjen e parë të Superligës me rezultat 106:96.

Në palestrën ‘Sezai Surroi’ vendasit e arritën
fitoren e parë këtë edicion, pasi në periudhën e tretë krijuan një epërsi prej
12 pikëve, të cilën e ruajtën në çerekun e fundit duke shpallur më pas fitore.

Te ekipi i Arbnor Rifatit, shkëlqyen dyshja, Ivan
Koljevic me 31 pikë dhe 12 asistime, kurse Courtney Fells realizoi
double-double prej 29 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Në anën tjetër te vreshtarët më të dalluarit
ishin Eric Davis Jr me 33 pikë dhe Nick Banyard me 27 pikë e 11 kërcime.

Ndryshe skuadra e Prizrenit javë më parë e fitoi Superkupën e Kosovës. /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *