September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shembet një pjesë e minierës në Bulqizë të Shqipërisë, dyshohet se një minator ka mbetur brenda – Sinjali

1 min read

Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë dhe si pasojë e kësaj dyshohet se një minator ka mbetur i bllokuar brenda.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 dhe sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator.

Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për
pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka
mbetur në galeri.

‘Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes‘, ka bërë të ditur policia. /GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *