September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

“Shqetësuese heshtja që i rretho“Shqetësuese heshtja që i rrethon krimet e UÇK-së”n krimet e UÇK-së” | FM Images

2 min read

Mbrojtja e viktimave, Annie Pueess, ka thënë se zhgënjimi i viktimave është shumë i madh.

Prokurorja ka thënë se “është shqetësuese heshtja që rrethon krimet e kryera nga UÇK-ja”. Ajo tha se viktimat janë detyruar të heshtin.

Sipas saj, ushtarët e UÇK-së në Kosovë shihen si heronj.

Ajo ka thënë se viktimat e regjimit serb e kanë treguar historinë e tyre dhe kanë marrë simpatinë e njerëzve, por viktimat e UÇK-së janë heshtur.

“Viktimave të UÇK-së ju mohohet ndihma. Lufta e lavdishme e UÇK është vetëm një pjesë e historisë. Asgjë nuk mund të arsyetojë krimet e bëra, këtu nuk po gjykohet pavarësia e Kosovës. Që Kosova të ecën përpara, duhet të përballet me disa të vërteta. Ajo që viktimat kërkojnë është pranimi i së keqes që u është bërë atyre. Asnjë prej viktimave nuk ka gjetur përgjigje se pse i janë nënshtruar rrahjeve e dhunës. Është në dorën e Mustafës të ndihmojë në marrjen e përgjigjeve. Si mbrojtëse e viktimave dua të theksojë se ai mund të kontribuojë shumë”.

This post was published on 2021-09-15 11:57 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

FM Images

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *