September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Tashi kujton Mikullovcin me mozaik prej druri – KOHA.net

2 min read

Skulptori Nagip Tashi e ka kujtuar në njëvjetorin e vdekjes aktorin Adem Mikullovci me një portret të tij me copëza druri.

“Unë, me dy javë përkushtim për realizimin e portretit të aktorit tonë të dashur Adem Mikullovcit u lodha edhe psiqikisht edhe fizikisht. Po këta Adem-at e tonë që gjatë gjithë jetës ishin në shërbim të kombit për liri e pavarësi, është dashtë me u dorëzu a? E në shenjë respekti për kontributin e dhënë në botën e artit e kulturës mbarëkombëtare sot në njëvjetorin e vdekjes po e kujtoj Ademin me një portret mozaik të punuar me shumë pasion, ashtu sikur ai e kishte për teatrin!” ka shkruar ai në njoftimin e tij.

Mikullovci vdiq vitin e shkuar, në moshën 82-vjeçare. Mikullovci përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike. Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Tashi njihet për mozaikët e tij. Shumë fytyra të njohura kombëtare e ndërkombëtare kanë qenë cak i punës së tij. Vitin e shkuar ai kujtoi me portret edhe aktoren tjetër kosovare, Leze Qena.

Image

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *