22 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Notat: PSG 2-1 Lyon/ Vlerësimi i Shaqirit, Messit, Neymarit e Paquetas, që ishin më të mirët në fushë – Sinjali

1 min read

Kryendeshja e javës në Ligue 1 është zhvilluar mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit, transmeton Sinjali Sport.

Lideri i elitës franceze, PSG si nikoqire
triumfoi ndaj rivalit Lyonit me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e
Paquetas në minutën e 54-të.

Neymar barazoi me anë të penaltisë në të 66-ën
minutë.

Megjithatë për golin e përmbysjes u kujdes
Mauro Icardi, pas asistimit të Mbappes.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse
Messi në të 76-ën.

Parisienët edhe me këtë fitore gjenden të
parët me 18 pikë, përderisa mysafiret nga Lyoni kanë 8 pikë në pozitën e
shtatë.

Pas përfundimit të këtij takimi janë publikuar
edhe notat e futbollistëve, ku golashënuesi i vetëm te Lyoni, Paqueta, kishte më
të mirën 7.8.

Nga radhët e vendasve, Neymar kishte më të
lartën 7.6, kurse Messi i dyti me notë 7.5.

Shaqiri tek mysafirët ishte i treti me notën më të lartë, 7.0.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali