22 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shpërthen vullkani në Spanjë – Sinjali

1 min read

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin Kanarie në La Palma të Spanjës. Nga pamjet e publikuara nga mediat spanjolle duken shpërthimet e lavës së shoqëruar nga shtëllunga tymi dhe hiri në ajër. Shpërthimi ka ndodhur në parkun kombëtar Cumbre Vieja në jug të ishullit.

Autoritetet tashmë kanë filluar evakuimin e të sëmurëve dhe disa kafshëve të fermave nga fshatrat përreth para shpërthimit, i cili ndodhi në një shpat të pyllëzuar në zonën Cabeza de Vaca në orën 15:15 të ditës së sotme.

Menjëherë pas shpërthimit, bashkia u bëri thirrje banorëve në një deklaratë të “ushtrojnë kujdes ekstrem” dhe të qëndrojnë larg zonës dhe jashtë rrugëve.

Popullsisë së fshatrave aty pranë iu tha të shkonte në një nga pesë qendrat për t’u evakuuar dhe ushtarët u vendosën për të ndihmuar.

I njëjti vullkan ka shpërthyer në vitin 1971 dhe është një nga rajonet më aktive vullkanike në Kanarie. Në vitin 1971 një burrë u vra ndërsa po bënte fotografi pranë rrjedhave të lavës, por asnjë pronë nuk u dëmtua. /Gazeta Sinjali/

Gazeta Sinjali