23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Lazio barazon ndaj Torinos, fal penaltisë së fituar nga Muriqi – Sinjali

1 min read

Torino dhe Lazio janë ndarë baras në kuadër të xhiros së pestë së Serie A, transmeton Sinjali Sport.

Përballja mes këtyre dy skuadrave përfundoi pa
fitues me rezultat 1-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të
Marko Pjacës në minutën e 76-të.

Mysafirët barazuan me golin nga pika e bardhë prej Ciro Immobiles, penalti e cila u fitua nga Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në minutën e 79,
ku me veprimin e tij i solli skuadrës një pikë të rëndësishme.

Përpos Muriqit, në bankën rezervë ishin edhe Thomas
Strakosha te Lazio, ndërsa Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha te Torino.

Megjithatë, një shqiptar luajti tërë takimin e
ai ishte Elseid Hysaj.

Me këtë barazim, kryeqytetasit kanë vendin e shtatë me tetë pikë, kurse vendasit me shtatë pikë pozicionohen në të dhjetën pozitë. /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali