23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Prodhuesit e qumështit po ashtu të pakënaqur me kriteret e aplikimit për subvencionim – KOHA.net

2 min read

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (ShPQK) ka shprehur indinjatën rreth hartimit të kritereve për aplikim për pagesa direkte.

Shoqata ka thënë se në vazhdimëshi që kur ka marrë pjesë në grupet punuese të hartimit të kritereve ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me kriteret për subvencionim të qumështit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe për subvencionet për fermerët tjerë.

Fatkeqësisht, asnjë kërkesë deri më tani e jona, si para ashtu edhe pas publikimit të kritereve për aplikim dhe afatit të shkurtër nuk është marrë parasysh! Andaj, ShPQK edhe në takimin fundit të mbajtur me zv.ministrin z.Imri Demelezi (ministri ishte në vizitë pune në Amerikë) dhe zyrtarin e AZhB-së, z. Imer Limani me datë, 21/09/2021, ka njoftuar Ministrinë për iritimin dhe pakënaqësitë e mëdha të krijuara te fermerët dhe ka bërë kërkesën e radhës për heqjen e kritereve të panevojshëm dhe të pa implementueshëm dhe t’ju japin mundësi fermerëve aplikim normal dhe që fermerët të ju kthehen punëve të tyre të përditshme e sidomos tani përgatitjeve dhe mbjelljeve vjeshtore, përndryshe ju kemi bërë me dije se do të ballafaqoheni edhe me protesta të fermerëve”, thuhet nga ShPQK.

ShQPK ka thënë se e përkrah në tërësi shprehjen e fermerëve, dhe protestën e sotme të fermerëve të grurit para Ministrisë. Nga qumështarët është thënë se ndonëse nuk përkrahin protestat, duket se është rruga e vetme.

KOHA.net