23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

ShBA hap dyert vetëm për turistët e vaksinuar – Sinjali

2 min read

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se udhëtarët e vaksinuar nga 26 vendet e zonës Shengen, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, do të lejohen të hynë në Amerikë në fillim të muajit Nëntor.

ShBA do të lejojë hyrjen për ata shtetas evropianë që janë vaksinuar me një nga vaksinat të cilat janë miratuar nga agjencia federale amerikane e Ushqimit dhe Barnave të cilat janë Moderna, Pfizer dhe Janssen e kompanisë “Johnson & Johnson”.

Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar
të tre këto vaksina, si dhe vaksinën Astra Zeneca.

Kjo është arsyeja pse shumë udhëtarë
shqetësohen se vaksina Astra Zeneca, me të cilën shumica e britanikëve dhe 70
milionë shtetas të BE-së janë vaksinuar, mund të mos pranohet për udhëtime në
SHBA kur të hiqet ndalimi i udhëtimeve.

Pavarësisht kësaj, burime jo zyrtare nga FDA u kanë konfirmuar mediave amerikane se person i vaksinuar do të konsiderohet çdo person që është vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga FDA ose Organizata Botërore e Shëndetit. Nëse kjo ndodh lista e vaksinave shtohet edhe me vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac.

Komisioni i BE-së dhe organizatat ndërkombëtare të udhëtimit prej muajsh kanë bërë thirrje për heqjen e ndalimit të hyrjes për në SHBA, masë që është në fuqi për rreth një vit e gjysmë.

Brenda BE-së, Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit. Rreth 84% e popullsisë prej 10.3 milionë banorëve në këtë vend tani është plotësisht e vaksinuar./GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali