23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Messi i kthehet stërvitjeve, i gatshëm për Manchester Cityn – Sinjali

1 min read

Sulmuesi Lionel Messi ishte në gjendje të bëjë stërvitje normale me lojtarët e PSG-së para ndeshjes së radhës.

Ky është lajm i mirë për klubin francez, ngase argjentinasi mungoi në dy takimet e fundit.

PSG do përballet me Man Cityn të martën në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ende nuk është e garantuar nëse Messi do jetë gati për ndeshjen e madhe dhe vendimi përfundimtar nuk do jepet deri në ditën e fundit.

Messi u lëndua në fitoren e PSG-së ndaj Lyonit, kurse tutje mungoi ndaj Metz dhe Montpellier.

Por, ky nuk është i vetmi problem te PSG, ngase dje Kylian Mbappe ishte filmuar derisa ankohej se Neymar nuk po i pasonte topin mjaftueshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *