23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Ambasada amerikane i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë së Kosovës, mediave dhe civilëve – Sinjali

2 min read

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

“SHBA-ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express, kur u pyet për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

Ndërsa Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borell, tha se janë të papranueshme veprimet e njëanshme që cenojnë sigurinë.

Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *