21 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Disa të vdekur nga sulmi me shigjetë në Norvegji – KOHA.net

1 min read

Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të lënduar, kur një person ka gjuajtur në drejtim të tyre me shigjeta në Norvegji, ka bërë të ditur policia lokale.

I dyshuari është arrestuar pas sulmit të së mërkurës vonë në qytetin Kongsberg, rreth 80 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, ka thënë një zëdhënës i policisë.

“Sulmuesi është arrestuar… nisur nga informatat që i posedojmë tani, ky person e ka kryer sulmin i vetëm”, ka thënë shefi i policisë, Øyvind Aas, duke folur për gazetarët. “Disa persona janë lënduar dhe disa janë të vdekur”, ka shtuar ai.

Aas ka refuzuar që ta specifikojë bilancin e saktë porse ka shtuar që janë “disa skena të krimit”.

Mediat lokale kanë raportuar se një operacion masiv emergjent i përgjigjes është duke u zhvilluar në qytet, në të cilin janë përfshirë forcat e armatosura policore, dy helikopterë dhe më shumë se 10 autoambulanca.

Ministrja norvegjeze e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike, Monica Maeland, është informuar lidhur me sulmet dhe është duke e monitoruar nga afër situatën, ka njoftuar ministria

KOHA.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *