23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Haskuka eskalon në fyerje, e quan rrugaçe asamblisten e PDK-së – Sinjali

1 min read

Sot në mbledhjen e kuvendit komunal të Prizrenit pati tensione. Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka fyer asamblisten e PDK-së atje, Sherife Balajn, e cila e ka kritikuar atë për çështjen e buxhetit dhe i ka kërkuar të largohet nga kjo pozitë.

Balaj i kërkoi Haskukës që të shkojë në Prishtinë, aty ku ajo tha se kryetari i Prizrenit jeton me familjen e tij.

“Merre këtë buxhet, e maje me vete, çoje në Prishtinë, atje ku jeton me familjen tënde e dorëzohu sot e përgjithmonë. Thuaj dua të kthehem në Filozofik, dua të japë ligjërata, se boll e ke mashtruar qytetin”, tha Balaj.

“Nuk ka nevojë me qesh se qesh keni qesh që katër vjet. Tash e kanë radhën qytetarët me qeshë me ju”, tha Balaj.

Haskuka replikën ndaj saj e nisi menjëherë me fyerje. Ai e quajti “rrugaçe” Balajn, të cilën e akuzoi se po shpifte.

“Rrugaçeve të cilat shpifin dhe gënjejnë nuk kam nevojë me iu përgjigj. Unë ndaj shpifjeve nuk kam ndërmend me u përgjigj”, tha Haskuka.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *