23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Von Cramon i reagon Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar – KOHA.net

1 min read

Raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, duke thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit.

Borrell, pas aksionit të Policisë së Kosovës sot, përfshirë edhe në veri, kishte reaguar në Twitter duke thënë se incidentetet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen. Dhe se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

KOHA.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *