23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Xhandarmëria serbe këndon këngën “Të nisemi drejt për në Kosovë” para Vuçiqit – Sinjali

1 min read

Presidenti
i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër
kontrabandës për mallra, ka shkuar në Kralevë për të vizituar xhandarmërinë
serbe.

Para presidentit serb, xhandarmëria serbe këndoi këngën famëkeqe me motive të mëdha të urrejtjes ndaj shqiptarëve “Të nisemi drejt për në Kosovë”, ku më pas Vuçiq i lavdëroi për gatishmërinë e tyre.

“Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të mos ju thërrasim. Por nëse ju thirrim për të mbrojtur popullin tonë, unë e di që ju do të përgjigjeni dhe të kryeni detyrën e juaj të shenjtë, obligimin e juaj të shenjtë, në mënyrën më të ndershme të mundshme. Faleminderit shumë për këtë”, iu drejtua Vuçiq xhandarmërisë serbe.

Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata. Çfarë dua t’ju them është se do të fitojmë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.

Videon mund ta shihni KËTU. /GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *