December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

E quajti injorant, Labinot Tahiri i përgjigjet kardiologut dhe paralajmëron: Nëse bëhem unë ministër | FM Images

2 min read

Këngëtari Labinot Tahiri i është përgjigjur kardiologut të Qendrës Klinike Universitare, dr. Daut Gorani, i cili më herët i reagoi atij për kërkesën për tu bërë ministër i Shëndetësisë.

Gorani i tha Tahirit se ia jep pagën e tij, vetëm të mos ketë kërkesa të tilla, derisa e ka quajtur injorant.

Pas kësaj, Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook, derisa i ka thënë se nuk dëshiron ta ofendojë, pasi i ofendon dhe mantel bardhët.

Më tej, ai ka treguar se cilat probleme do t’i zgjidhte po të bëhej ministër dhe i ka thënë se nëse bëhet ministër, nuk do të ketë ryshfet e korrupsion.

Postimi i tij i plotë:

Përshëndetje Kosovë e SHQIPTAR!

Më paska quajtur INJORANT, faleminderit!

Po e ruaj atë gjuhën time të ashpër në këto rrethana dhe nuk po fëlliqem ashtu siç me njihni ne disa postime kur unë i bëj.

Për doktorin respekt, por injorant nuk po i them se i fyej pastaj pa dashje shumë mantie bardhë….

Ju si profesionist jeni Kardiolog, dhe unë nuk kërkova që postin tuaj t’ua marr juve dhe të futem në sallë për operacione se unë nuk di të bëj operacione…! Ju hapni varrë , ndërsa unë ia mbylli varrën e qytetarëve. Ndoshta nuk më njihni, jam goxha KARDIOLOG i kësaj toke, e dinë 70% e qytetarëve.

Më vjen keq të harxhoj energji, vetëm edhe aty ku jeni ju, po të isha unë ministër apo dikush që e ka energjinë time, nuk do ta lejoja që rastet me stenda të presin nga 6 muaj, 12, apo me vite…!

Mos u frigo se nuk të bëhem un ty ministër, nëse ndodh të bëhem, i bëhem popullit tonë të cilin e keni futur në KOMA pa fije shprese qe sa vite..!

Doktor, sinqerisht ta them ju jeni për lëvdatë, do të ju takoj një ditë në repartin tuaj

Librat i lexoj për vete kur të dua dhe pse dua.

Për mu libra janë ne ditët e sotme shpëtimi i qytetarëve.

Pa dyshim se Albini do ta akceptojë kërkesën tënde për të mos u bërë unë ministër, a nëse bëhem e dini mirë që……. nuk ka ryshfet e korrupsion aty ku prek dora ime.

Me respekt,

Injoranti nga Ferizaj!

FM Images