December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ekspertët britanikë: Varianti Delta ‘Plus’ mund të jetë më i transmetueshëm

1 min read

21:49 / E Premte, 22 Tetor 2021 / M. M

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se mutacioni “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka zhvendosur atë në kategorinë “variant nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë provë që mund të jetë më e rëndë.

Megjithatë, shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese ende funksionojnë mirë për të mbrojtur njerëzit.

Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve Covid në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 kanë ardhur në rritje.

Indeks Online