December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kur Fishta detyroi shkrimtarin serb të dalë jashtë një konference ndërkombëtare Letërsie në Romë – In For

1 min read

A e dini?

Që Fishta ka detyruar një shkrimtar serb të dalë jashtë një Konference ndërkombëtare Letërsie në Romë?

Viti dhe emri i serbit nuk saktësohen, por bëhet fjalë për një shkrimtar që kish shkruar në një libër që shqiptarët janë njerëz me bisht. Dhe në ditën e parë të Konferencës, para hapjes së saj, i vetmi i ftuar në këmbë ishte poeti ynë, Gjergj Fishta.

-Pse nuk zini vend, ju lutem? – e pyet drejtuesi i Konferencës – nuk keni karrige.
-Jo,jo,karrige kam, por s’kam ku të vë bishtin – ia kthen Fishta.
-Çfarë !!! – habitet ai.

Po, po – vijon Fishta – ai zotëria atje – shenjon me emër dhe gisht në sallë – ka shkruar në librat e tij,që ne shqiptarët jemi njerëz me bisht. Ndaj,për këtë gjë të ulët ndaj bashkëkombasve të mi,ose ai të gjejë ku e kam unë bishtin, ose unë nuk ulem nëse ai nuk le sallën.

Dhe sipas burimeve nga të pranishmit, shkrimtari serb është detyruar të dalë dhe të largohet krejtësisht nga Konferenca e Romës.
/H. Z. / KultPlus.com

In For Culture info